Rreth Praxflow
You do dentistry. We handle the workflow.
Praxflow është softuer për menaxhimin e ordinancës dentare: pacientët, odontogrami, plani i trajtimit, terminet dhe financat, në një vend.
Vjen në dy mënyra. Praxflow Local punon në kompjuterët e klinikës, edhe pa internet. Praxflow Cloud, që del së shpejti, do të punojë online.
Praxflow realizohet nga 8 Dots.
Përgjigje të drejtpërdrejta.
Ajo që produkti bën sot, dhe ajo që nuk e bën ende.
P01Cili është ndryshimi mes Praxflow Local dhe Praxflow Cloud?
Është i njëjti program. Praxflow Local instalohet në kompjuterin ose serverin e klinikës dhe punon edhe pa internet. Praxflow Cloud, që vjen së shpejti, do të punojë online, pa server në klinikë.
P02Kur del Praxflow Cloud?
Së shpejti. Zgjidhni Praxflow Cloud në formularin e kontaktit dhe ju njoftojmë me e-mail kur të hapet.
P03Sa kushton?
Praxflow Cloud, që vjen së shpejti, do të ketë një plan për klinikë, me përdorues pa limit: 19,90 € në muaj, 199 € në vit ose 358 € për 2 vjet, me TVSH (çmim i planifikuar, mund të ndryshojë para lansimit). Praxflow Local është licencë e përhershme, me çmim sipas marrëveshjes, sepse varet nga kërkesat e klinikës, p.sh. veçoritë që shtohen ose hiqen.
P04Ku ruhen të dhënat?
Te Praxflow Local, në kompjuterin ku është instaluar programi ose në serverin Windows të klinikës, pa telemetri. Praxflow Cloud vjen së shpejti; ofruesi i hostimit dhe vendndodhja e serverëve publikohen para lansimit.
P05A funksionon Praxflow pa internet?
Praxflow Local po: aplikacioni desktop dhe serveri lokal punojnë pa lidhje interneti. Praxflow Cloud, si çdo shërbim online, kërkon internet.
P06A mund të lidhen disa kompjuterë?
Po. Te Praxflow Local, një kompjuter Windows bëhet server dhe vendet e tjera të punës e hapin programin në shfletues; numri i llogarive aktive përcaktohet nga licenca. Te Praxflow Cloud, numri i përdoruesve është pa limit.
P07A mbështetet macOS?
Ekziston version desktop për macOS, për Apple Silicon dhe Intel; rekomandohet macOS 11 ose më i ri. Një Mac mund të lidhet edhe me serverin e klinikës përmes shfletuesit. Serveri lokal punon vetëm në Windows. Pyetni për statusin aktual të versionit për Mac.
P08A ekziston versioni DEMO?
Po. Versioni DEMO instalohet në kompjuterin tuaj dhe lejon deri në 5 pacientë. Pas 30 ditësh kalon në vetëm lexim, dhe dokumentet e printuara shënohen si demo. Të dhënat mund të barten më pas në versionin e plotë. Na shkruani për ta marrë.
P09A mbështetet fiskalizimi ATK?
Jo ende. Lidhja me arkën fiskale dhe me sistemin e ATK-së është në përgatitje, dhe softueri nuk është i certifikuar nga ATK-ja. Sot kuponi fiskal lëshohet drejtpërdrejt nga arka fiskale e klinikës.
P10A ekzistojnë kujtesat me SMS dhe e-mail?
Jo. Kujtesat automatike për termine me SMS, e-mail ose WhatsApp nuk janë pjesë e produktit sot, dhe programi nuk u dërgon mesazhe pacientëve.
P11A mund të përdoret nga recepsioni dhe dentisti?
Po. Secili ka llogarinë e vet me leje sipas rolit. Recepsioni punon me terminet dhe pacientët, por nuk lexon anamnezën dhe shënimet klinike.
Keni një pyetje tjetër? Na shkruani në info@praxflow.app